Top Channel/ Garë e fortë mes Trump dhe Harris, sondazhi: Nënpresidentja, imazh publik më pozitiv
Top Channel Albania Top Channel Albania
2.75M subscribers
1,179 views
6

 Published On Sep 24, 2024

Gara për president midis Zëvendës Presidentes Kamala Harris dhe ish-Presidentit Donald Trump mbetet tejet e ngushtë.
Sipas një sondazh të ri të publikuar në CNN 48% e votuesve mbështesin Harris dhe 47% Trump, një diferencë që vë në dukje se nuk ka lider të qartë në garë. Rreth 2% thonë se planifikojnë të votojnë për Chase Oliver dhe 1% për kandidaten e Partisë së Gjelbër Jill Stein.
Si Harris, ashtu edhe Trump kanë mbështetje pozitive nga shumica e mbështetësve të tyre. 72% e mbështetësve të Trump thonë se zgjedhja e tyre është më shumë për të sesa kundër Harris, ndërsa 60% e mbështetësve të Harris thonë se zgjedhja e tyre është më shumë për të sesa kundër saj.
Ky është një ndryshim i madh në qëndrimet e votuesve ndaj garës në krahasim me fillimin e kësaj vere. Në sondazhin e fundit kombëtar të CNN në korrik, pak pasi Presidenti Joe Biden përfundoi fushatën e tij për president, mbështetësit e Harris u ndanë në mënyrë të barabartë midis mbështetjes për të dhe atyre kundër Trump-it.
Votuesit e bardhë mbështesin më shumë kandidatin republikan se sa kandidaten demokrate. E kundërta ndodh me njerëzit me ngjyrë, ku 79% mbështesin Harris ndaj 16% që mbështesin Trump.
Por, Harris është shumë përpara mes votuesve më të rinj se 30 vjeç. 55% e mbështesin atë ndaj 38% që favorizojnë Trump. dhe midis votuesve me ngjyrë 79% mbështesin Harris ndaj 16% Trump.
Ndërkohë, një pakicë prej 2% e votuesve thonë se nuk kanë zgjedhur ende një kandidat për të mbështetur, dhe 12% të tjerë janë ende në mëdyshje për kandidatin që kanë zgjedhur.
Sipas sondazhit, në përgjithësi, nënpresidentja Harris ka filluar të ndërtojë një imazh publik më pozitiv, duke ia kaluar Trumpit në mënyrën se si publiku e sheh atë personalisht.
Megjithatë, të gjitha sondazhet në shtatë shtetet që mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve, kanë treguar vazhdimisht një garë shumë të ngushtë mes dy kandidatëve.
Pamjet: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#TopChannelNews

show more

Share/Embed