Top Channel/ Skandali seksual Diddy, Leonardo DiCaprio mohon pjesëmarrjen në festat famëkeqe
Top Channel Albania Top Channel Albania
2.75M subscribers
1,052 views
4

 Published On Sep 24, 2024

Aktori i njohur i Hollywood, Leonardo DiCaprio ka mohuar së fundmi se ka qenë në festat famëkeqe të producentit Sean Combs, i njohur Diddy, i arrestuar për trafik seksual dhe abuzime me vajza minorene.
Një zëdhënës i aktorit 49 vjeçar tha për rrjetin Daily Mail se “ai prej vitesh nuk ka pasur lidhje me Diddy”.
Zhvillimi vjen pas publikimit të fotove të festave ku Leonardo shihet me Diddy në një event të vitit 1998 në vilën e këtij të fundit në New York, ku të gjithë janë të veshur me të bardha. Asokohe 24-vjeç, DiCaprio shihet bashkë me reperin dhe miq të tjerë.
“Aktori i Titanikut ishte i ftuari numër një në listën e Diddyt, teksa në festa ftoheshin po ashtu personazhe VIP si Paris Hilton, Mariah Carey e Kim Kardashian”, shkruan MailOnline.
Por megjithë pjesëmarrjen e DiCaprio, përfaqësuesit e tij thonë se ai nuk ka pasur kontakte prej vitesh me Sean Combs. “Leonardo DiCaprio nuk ka të bëjë fare me abuzimet. Ai ka qenë në festat e tij në vitet 2000, siç bënin të gjithë, por aty nuk kishte abuzime. Kur kanë qenë në këto festa, Di Caprio ka qenë në fillim të karrierës, ndërsa më pas u largua prej tyre. Nuk mund të akuzohet se ka qenë pjesë e abuzimeve apo trafikut njerëzor vetëm prej disa fotove të zbehta kur ishte 20 vjeç”, tha zëdhënësi i artistit.
Megjithatë, raporton Daily Star, aktori është fotografuar krah Diddy edhe më vonë, në konventën e partisë demokrate amerikane në 2004 dhe në ditëlindjen e 50-të të Diddy në 2019.
Pamjet: AFP, PatrickMcMullan

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LeonardoDiCaprio#TopChannelNews

show more

Share/Embed