Top Channel/ Erdogan: Netanjahu ndalet si Hitleri/ Presidenti turk sulmoi kryeministrin izraelit
Top Channel Albania Top Channel Albania
2.75M subscribers
2,664 views
36

 Published On Sep 24, 2024

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, shfrytëzoi fjalimin e tij të gjatë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën për të përmendur Gazën, si një shembull të dështimeve te sistemit të OKB-së.

“Jo vetëm fëmijët po vdesin në Gaza, por edhe sistemi i Kombeve të Bashkuara. E vërteta po vdes, vlerat që Perëndimi pretendon të mbrojë po vdesin, shpresat e njerëzimit për të jetuar në një botë më të drejtë po vdesin një nga një”, ka deklaruar Erdogan.

Ai ka vazhduar duke kërkuar që të ndalet lufta në Gaza teksa ka bërë sërish një krahasim mes Netanyahut dhe Hitlerit.

“70 vjet më parë, ashtu si Hitleri u ndalua nga një aleancë e humanitetit, Netanyahu dhe rrjeti i tij vrasës duhet të ndalohet nga një aleancë e humanitetit”, është shprehur Erdogan.

Udhëheqësi konservator turk ka sulmuar po ashtu ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris këtë verë.

"Një ngjarje sportive e ndjekur nga fëmijë të pafajshëm dhe qindra miliona njerëz të të gjitha moshave dhe besimeve është përdorur si një mjet në një mënyrë shumë të shëmtuar për propagandën e de-gjinorizimit”, ka deklaruar Erdogan.

“Ato skena të këqija jo vetëm që kanë plagosur thellë botën katolike, botën e krishterë, por edhe myslimanët dhe këdo që respekton vlerat e shenjta”, ka shtuar ai.
Pamjet: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Erdogan#TopChannelNews

show more

Share/Embed