Berisha takim me biznesin: Do vazhdojmë të ulim taksat për sa kohë ju të votoni PD - 10 Qershor 2009
RTV KLAN RTV KLAN
1.97M subscribers
32 views
0

 Published On Oct 3, 2024

Lajme arkiva 2009

Për biznesin do të ketë ulje të mëtejshme të taksave dhe eliminim të barrierave të barrierave administrative. Premtimi është i Kryeministrit Berisha, i bërë në një takim të zhvilluar me grupime të biznesit vendas. Bëhet fjalë për një strategji e cila sipas kreut të qeverisë do të krijonte një klimë më të përshtatshme për zhvillimin e biznesit dhe të ekonomisë.

Sali Berisha: “Kjo krizë ka krijuar një farë konfuzioni në botë. Disa i rrisin taksat, të tjerë i ulin nuk po merret vesh se ç’po bëhet. Po ne do vazhdojmë me uljen e tyre. Ky është zotimi im, për sa kohë ju të votoni këtë forcë politike. Kjo forcë politike do mbetet forcë e qëllimit të taksave më të ulta në Europë, forcë e qëllimit barra burokratike më e lehtë në Europë”.

Kryeministri i ka premtuar gjithashtu biznesit rritjen e mëtejshme të konkurrencës në treg, dhe për këtë qëllim do të angazhoj dhe ekspertët më të mirë ndërkombëtarë të fushës.

Sali Berisha: “Ne tani do punojmë me përkushtim të madh të rrisim në maksimumin e mundshëm, të ngrejmë në ... lirinë e konkurrencës në këtë vend. Çfarë mendoni? Unë mendoj të kontaktoj një kompani, kam filluar përpjekjet për të kontaktue babain e kësaj dokline, profesorin e Harvardit. Por ai do vij në Shqipëri, do punojmë bashkërisht. Shqipëria do të bëhet vendi i konkurrencës më të lirë”.

Në lidhje me një temë të nxehtë të komunitetit të biznesit siç është ngritja e gjykatës administrative, projektligji i bojkotuar nga opozita gjatë seancës së fundit të kuvendit muajin e kaluar. Kryeministri premtoi se ky do të jetë ligji i parë që do të kalojë në parlamentin e ardhshëm.

Sali Berisha: “E bëmë ligjin, ligjin më të mirë të mundshëm, ligjin do ta kalojmë ne. Ju garantoj unë ju se ligji i parë që do kalojë në mandatin e ardhshëm do të jetë ligji i gjykatës administrative”.

Teksa ka folur rreth transparencës dhe luftës ndaj korrupsionit, kryeministri ka shigjetuar kryetarin e bashkisë së Tiranës, në lidhje me lejet e ndërtimit dhe mungesën e planit rregullues që penalizojnë biznesin e ndërtimit.

Sali Berisha: “Si mund të themi ne, po aplikojmë për BE, jemi vend anëtarë i NATO-s nuk bëjmë planet e rregullimit territor dhe pse, sepse nuk dua ta ndaj me llokma atë. Nuk ka vend në botë që kryetari i bashkisë të japë 70% të lejeve 2 kompanive në konkurrent 400 që punojnë. Nuk ka, ju garantoj as edhe i biri i Kim Youngut, kryetari i bashkisë së Phenianit, nuk bën këtë”./tvklan.al

Gazetari: Fjorald Zguro


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

show more

Share/Embed