PD hap fushatën në Librazhd dhe Peqin, Berisha akuza të forta Ramës për abuzime - (10 Qershor 2009)
RTV KLAN RTV KLAN
1.97M subscribers
56 views
0

 Published On Oct 3, 2024

Lajme arkiva 2009

Kryemsinitri Sali Berisha, u kërkoi banorëve të Librazhdit të votojnë në 28 qershor për Shqipërinë europine. Projekti i demokrateve për t’ia mbërritur këtij qëllimi parashikon liberalizim të vizave brenda vitit të parë të mandatit që vjen, rritje serish të pagave dhe pensioneve, infrastrukturë moderne rrugore në të gjithë vendin, ujë 24 orë pa ndërprerje. Të gjitha këto kryeministri Berisha i nënvizoi në një fjali të vetme, standarde që tejkalojnë të paktën 6 vendet të BE.

Sali Berisha: “Ndaj jam këtu për t’u zotuar se do të asfaltojmë çdo rrugë të këtij rrethi, Librazhd-Orenjë-Peshkopi, Qukës-Qafë Plloçë, sikundër çdo komunë të këtij rrethi do ta lidhim me rrugë të asfaltuar me rrugët kombëtare vetëm në rrethin tuaj dhe në rrethet përreth. Janë në ndërtim e sipër apo do ndërtohen rreth 80 hidrocentrale, në të cilat në mbarë Shqipërinë do të punësohen mbi 60 mijë qytetarë”.

Fjalimi i kryetarit të qeverisë kishte në qendër dhe apelin drejtuar qytetareve për të marrë kartat e identitetit. Berisha ripërsëriti angazhimin e qeverisë që drejton për procesin më të mirë zgjedhor që ka zhvilluar ndonjëherë vendi. Duke u ndalur këtu kryeministri bëri thirrje kundërshtarit të tij politik Edi Rama, të vendosë emrin e tij në listën e kandidateve për deputet. Apeli i Berishës u shoqërua me akuza të forta ndaj Edi Ramës për shpërdorim detyre në pozicionin e kreut të bashkisë Tiranë.

Sali Berisha: “Zoti Edi Rama u thotë shqiptarëve, nuk do të votohem, se jam votuar në 2007-ën. Se nga 2007 je ti dhe vetëm ti që rezulton t’u kesh dhënë Eftimëve të tu 70% të lejeve të bashkisë. Këtë, zoti Rama, nuk e bërë as djali i Kim Youngt, kryetari i bashkisë së Phenianit. Vërtetë ke marrë votat me certifikatat e falsifikuara në 2007, por nga 2007 e këtej shqiptarët nuk ta falin ty, tiranasit nuk ta falin ty kërkesën që u bëre kancelarive të huaja “mos e pranoni Shqipërinë se do të prish zgjedhjet”. Harroje 2007-ën. E more me certifikata, në qoftë se je burrë dil në shesh. Urdhëro të votojmë, ta provojmë veten te shqiptarët. Për këtë qëllim do të jap 48 orë afat”.

Kryeministri Berisha tha i bindur se këto zgjedhje do të fitohen serish nga koalicioni i djathtë që drejtohet nga PD.

Sali Berisha: “Pardje Europa u gdhi blu. Më 29 qershor Shqipëria do të gdhihet blu. Ne duam me vete çdo njërin prej jush. Më 28 qershor votoni 10-ën, votoni PD, 10 është më e mira, 10 është shansi, 10 është e vërteta”..../tvklan.al


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

show more

Share/Embed