Naçi ia thotë në sy Ramës: Nëse do ta bëni punën si tek tezgat,unë e Marini do ikim nga kjo tryezë!
News24 Albania News24 Albania
373K subscribers
1,024,545 views
7.8K

 Published On Dec 1, 2019

Imami Elvis Naçi mbështeti idenë e kryeministrit Edi Rama që çdo lëvizje nga fondet e mbledhura për njerëzit e prekur nga tërmeti do të bëhet transparente.

rama1



Por nga ana tjetër Imami Naçi u shfaq i prerë se nëse kjo fjalë dhe të tjerat dhënë në tavolinën e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit nuk do të mbahen, ai dhe gazetari Marin Mema do të largohen nga ajo tavolinë.



“Shqipëria ka ardhur koha të krijojë disa standarte. Nuk jemi Zvicra dhe as Gjermania. Duam ti mësojmë atyre që edhe qindra mijëra miliona euro që thamë, do ti bëjmë transparente deri në një. Ai që do na japi shtëpinë do të na ulë çmimin. Zotit Rama po ia them këtu, o do të bëhet diçka siç duhet ose unë me Marinin në tavolinat e tjera nuk do të jemi këtu. Do të dalim veç me fondacione të vogla, por jo të bëhet si tek tezgat. Nëse do bëhet si tek tezgat, më mirë pak dhe faqebardhë”, tha Imami Elvis Naçi.

show more

Share/Embed