Në Pritje të Përgjigjes së Perëndisë | Habakuku 2:1-3 | Kisha e Hirit Tiranë
Kisha Hirit Kisha Hirit
529 subscribers
80 views
2

 Published On Jul 11, 2020

Mesazhi i predikuar nga Fjala e Perëndisë në Kishën e Hirit Tiranë, më 3 Maj 2020.

Mesazhi: Në pritje të përgjigjes së Perëndisë
Pasazhi: Habakuku 2:1-3
Hyrje: Si e dimë që besojmë me të vërtetë?

Përmbledhje e Mesazhit të Habakukut 2:1-3: Çdo ditë dhe në çdo kohë, le të ecim me anë të besimit duke e marrë urtësinë e Fjalës së Perëndisë dhe e vënë në veprim në lutje, pritje, besim, dhe bindje ndaj Perëndisë.

Te Habakuku 1:1-2:3 gjejmë katër elemente të besimit të vërtetë të gjallë:
I. Besimi i vërtetë i gjallë nuk pajtohet me realitetin, por i lutet Perëndisë të veprojë dhe të
kuptojë çfarë po bën Perëndia (Habakuku 1:1-17)
II. Besimi i vërtetë i gjallë pret me vigjilencë të madhe Perëndinë si do të përgjigjet dhe
çfarë do të bëjë Perëndia (Habakuku 2:1)
III. Besimi i vërtetë i gjallë i beson dhe i bindet Fjalës së Perëndisë (Habakuku 2:2-3)

"Unë do të rri në vendrojën time, do të zë vend mbi kullë dhe do t'i hap sytë për të parë atë që do të më thotë dhe çfarë do të duhet t'i përgjigjem lidhur me ankesën e bërë. Pastaj Zoti m'u përgjigj dhe tha: "Shkruaje vegimin tënd dhe gdhende mbi rrasa, që të mund të lexohet shpejt. Sepse vegimi është për një kohë të caktuar, por në fund ai do të flasë dhe nuk do të gënjejë; në se vonon, prite, sepse me siguri do të vijë dhe nuk do të vonojë."

show more

Share/Embed