“Ku ishe moj, në Hënë ishe? Kujt ia drejton gishtin”, Rama shpërthen në Komisionin për Inceneratorët
RTV KLAN RTV KLAN
1.97M subscribers
42,439 views
138

 Published On Feb 23, 2022

Pyetja e bërë nga deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët shkaktoi debat mes saj dhe Kryeministrit Edi Rama.

Ka qenë ky i fundit që nuk pranoi t’u përgjigjej më pyetjeve të deputetes Zhupa, duke thënë se bëri akuza në drejtim të tij dhe jo pyetje.

Kryeministri Edi Rama: Ju s’keni asnjë të drejtë të merrni akuzat e SPAK-ut rrugëve edhe t’i recitoni lart e poshtë për të bërë presion. Akuzat e prokurorëve nuk janë as Bibël as Kuran edhe nuk lexohen si e vërteta fundore e mënyrës së organizimit shoqëror. Na e sillni këtu akuzën edhe ngre gishtin, kujt ja ngre gishtin? Kujt ja tregon me gisht që a keni ju përgjegjësi?

Ina Zhupa: Ju keni një ish-ministër në burg. Dhe këtë akuzë unë ju lexova. Dhe unë ju pyes nëse ju mendoni se keni përgjegjësi. Ju mund të thoni s’kam përgjegjësi, mund të thoni SPAK-u duhet të lirojë Lefter Kokën se s’janë këto akuza.

Kryeministri Edi Rama: Zonja Zhupa e humbët mundësinë të komunikoni me mua. Kaq kisha unë me ju!

Pas kësaj deklarate, Kryeministri Rama nuk iu përgjigj pyetjeve të tjera të deputetes Ina Zhupa.

Kryeministri Edi Rama: Zonja Zhupa ju do të bëni me siguri karrierë në partinë ku jeni sepse ju nuk keni asnjë lidhje me turpin kur formuloni recitimet tuaja.

Jorida Tabaku: Nuk më duket normale që t’i flisni kështu një deputeteje të Parlamentit të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama: Mua më duket e neveritshme që pas gjithë kësaj maratone dhe pas gjithë atyre debateve që bëmë bashkë dhe pavarësisht të gjithave, sidoqoftë ju jeni këtu kryetare komisioni, keni një eksperiencë shumë më të gjatë se sa zonja që besoj është më e reja këtu, pas gjithë atyre shkëmbimeve që bëmë dhe me të tjerët kolegë, të çohet tani në fund fare dhe bën një recitim sikur është në një botë tjetër, ngre dhe gishtin, bën dhe akuza penale, i përsërit. Kjo është të kesh shkulur spinën me turpin edhe të recitosh sipas programit që ke. Unë mendoj që ju do të bëni karrierë në atë parti ku keni qëndruar sepse aty sa më shumë të recitosh i shkëputur nga çdo lloj spine me turpin nën shembullin e atij kryetarit vulëhumbur aq më shumë karrierë mund të bësh. Është e turpshme.

Jorida Tabaku: Z.Rama ju tërheq vëmendjen. Është turp për mua që dëgjoj këto ofendime për një deputet të Parlamentit të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama: Ku ka ofendim më të madh ti thuash tjetrit me gisht organizatë kriminale. Ore jeni në vete ju apo jo. Si ore i thuhet tjetrit me gisht organizatë kriminale. Kjo është çmenduri. Ku ishe moj? Në Hënë ishe deri tani? Pe çfarë u bë këtu? Po ç’është mor kjo. Ore ku je këtu? Ore me kë flisni ju?

Jorida Tabaku: Z.Rama ju tërheq vëmendjen, i kërkoi teknikës që t’i heqi mikrofonin.

Pas këtyre debateve, kryetarja e Komisionit Hetimor vendosi 5 minuta pushim.


SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook:   / klannews  
Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews  
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

show more

Share/Embed