BEKTASHIZMI DHE SHQIPËRIA- HISTORIA E NJË RENDI DËRVISHËSH - Exclusive, 29 Shtator 2024
Top Channel Albania Top Channel Albania
2.76M subscribers
2,108 views
13

 Published On Sep 30, 2024

Shqipëria i ofron botës diversitetin dhe tolerancën fetare. E veçanta e këtij diversiteti fetar janë bektashinjtë, të cilët qendrën botërore e kanë në Tiranë.

Studiues të huaj na lanë pas vepra të mrekullueshme mbi njohuritë dhe dijen që duhet të kemi për këtë urdhër fetar.

Një prej tyre është studiuesi i talentuar i botës shqiptare, Robert Elsi i cili shkroi një vepër monumentale me titullin “Bektashinjtë shqiptarë”.

Vlerësuar si një “propozim” i nevojshëm mbi kulturën e të shkruarit, libri nuk lidhet vetëm me kulturën dhe kultin e një besimi të caktuar. Albanologu i njohur na ofron dijen e duhur se bektashinjtë ishin ata që u vunë me shumë përkushtim në ballë të luftës për pavarësi kombëtare të popullit shqiptar.

Bektashinjtë shqiptarë në vite, kanë kërkuar t’u njihet përfaqësimi ndërkombëtar i Kryegjyshatës Botërore në Tiranë.

Dhe ja befas, jo fare rastesisht nga përtej oqeanit vjen një thirrje që hapi shumë debate.

Bektashinjve- t’u njihet statusi i përfaqësimit të tyre ndërkombëtar.

Po si u gjend ky urdhwr fetar në trojet shqiptare? Dhe përse ata u përfshinë në përpjekjet shtetformuese të rilindasve tanë?


"Exclusive", prej gati 17 vitesh, si thellim i aktualitetit, historisë, kulturës dhe sportit. Personazhe dhe histori të patreguara më parë.

Investigime dhe raporte nga kronika, sporti, politika. Trajtimi i temave të lëna jashtë fokusit, me imazhet e faktet më interesante, dhe mbi te gjitha exclusive...

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Exclusive#TopChannel

show more

Share/Embed