Opinion - “Diktatori” - Film mbi Enver Hoxhen( 03 maj 2012)
RTV Klan Arkiv RTV Klan Arkiv
49.8K subscribers
1,397,913 views
3.1K

 Published On Dec 25, 2019

Filmi “Diktatori” hedh dritë mbi historinë, aktivitetin dhe jetën e diktatorit Enver Hoxha, i cili drejtoi 41 vjet Shqipërinë. Hoxha përmblidhte një mister të madh, që vijon ende të mos jetë zbardhur plotësisht. Në këtë film shpjegohet fëmijëria e rinia e Enver Hoxhës, ardhja e tij në krye të Partisë Komuniste, konsolidimi dhe dominimi i kësaj partie dhe eliminimin e të gjithë njerëzve të tij të afërt. Historia e “Diktatorit” është fokusuar te raporti i Hoxhës me drejtuesit e lartë të Partisë Komuniste.
“Ne kemi punuar 2 vjet me arkivat, dëshmitë e lëna, materialet filmike që nuk janë transmetuar ndonjëherë, fjalimet e tij për të sjellë një film që iu vlen atyre që e kanë njohur atë kohë, që mendojnë se dinë gjithçka për Enver Hoxhën, por që sa më shumë ta shohin këtë film do të kuptojnë që nuk e dinë çfarë ka ndodhur. Filmi u vlen dhe atre që kanë qenë në kufi të dy kohëve, por akoma dhe më shumë të rinjve që kanë lindur në fund ose pas komunizmit”, u shpreh gazetari Blendi Fevziu./tvklan.al

show more

Share/Embed