Stop - 26 Shtator 2024 (Emisioni i plotë)
RTV KLAN RTV KLAN
1.96M subscribers
10,047 views
64

 Published On Sep 26, 2024

Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

U shkrua 250 vjet më parë, zbulohet vepra e Mozartit, kur ishte 10 vjec

Një pjesë muzikore nga Wolfgang Amadeus Mozart, deri tani e panjohur, është zbuluar në një bibliotekë komunale në Lipsia në Gjermani. Bëhet fjalë për një pjesë 12 minuta për trio harqesh e mendohet, se i përket viteve 1760, kur Mozart ishte 10-13 vjec.Pjesa titullohet “Serenatë e vogël mbrëmjeje” dhe është interpretuar për herë të parë nga Opera e Lipsias.

Gafa e tatimeve, kthen biznesin e vogël në të madh, e gjobit me kamatë

Një rast i cuditshëm ka ndodhur në Elbasan me sistemin e tatimeve. Një lapsus në dokumentacion, ka bërë, që një biznes i vogël i dy të moshuarve, të kthehet në biznes i madh.Sipas deklarimeve të këtij subjekti, ka një mospërputhshmëri mes vlerës së deklaruar nga financieri dhe vlerës, që ka prerë shitësi në kasë.Vlera e Financierit e ka kaluar limitin dhe ky subjekt është klasifikuar nga sistemi si biznes i madh.Mungesa e një inspektimi nga Drejtoria Rajonale Tatimore, ka rënduar problemin.Sipas dokumentave zyrtare, gjoba ndaj subjektit është vënë në vitin 2019, por vetë subjekti njoftohet shkresërisht nga tatimet dy vite më vonë, në 2022-shin dhe gjobës i është bashkangjitur edhe kamatë-vonesa, edhe pse jo për faj të subjektit.

“Pa këtë ilac vdes në një orë”, pacientët denoncojnë mungesën, QSUT mohon

Mungesa e medikamenteve të ndryshme është trajtuar shpesh në emisionin tonë, si një dukuri, që përsëritet. Disa pacientë na kanë sinjalizuar, se në QSUT mungon ilaci rukonest, që përdoret për pacientët me angioedemë, apo mungesë të proteinës në gjak, dhe shkakton edema në lëkurë! Të tjerë pacientë shprehen, se në mungesë është edhe Tasingna, që përdoret për ata, që vujanë me leucemi. Në QSUT nuk na japin asnjë informacion për mungesat e medikamenteve, duke mohuar të ketë mungesë.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

show more

Share/Embed