Top Channel/ Orban akuzon udhëheqësit e BE-së: Synojnë rrëzimin e qeverisë hungareze, e kam ditur...
Top Channel Albania Top Channel Albania
2.76M subscribers
299 views
0

 Published On Oct 11, 2024

Kryeministri i Hugarisë Viktor Orban pretendoi të premten se udhëheqës të Bashkimit Europian synojnë të “rrëzojnë” qeverinë e tij.
“Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Manfred Weber, Presidenti i Partive Popullore Europiane kanë njoftuar se kërkojnë të përmbysin qeverinë hungareze. Ata kanë deklaruar se duan një qeveri tjetër. Ata po ashtu janë shprehur se kush duhet të qeverisë në të ardhmen, si të thuash, një qeveri miqësore me Brukselin, sepse kjo qeveri sovrane nuk është e mirë për ta. Ata e kanë deklaruar hapur. Këtë gjë e kam ditur prej kohësh. Nuk duhet të jesh fitues i Nobelit për ta kuptuar”, tha ai duke folur të premten për median shtetërore hungareze.
Kryeministri hungarez po përballet me izolim në rritje nga Bashkimi Europian për shkak të qëndrimit të tij mbi luftën në Ukrainë dhe akuzave se gjatë udhëheqjes së tij 14 vjeçare, qeveria në mënyrë të vazhdueshme ka kufizuar parimet dhe të drejtat që garantojnë një shtet demokratik.
“Brukseli kërkon të delegojë një socialist dhe një anëtar të Partive Popullore në qeverinë e ardhshme hungareze, që do të mbështeste objektivat më të rëndësishme të Brukselit, që janë shkaku i konflikteve tani”, tha Orban.
Kryeministri Orban prej kohësh ka patur mosmarrëveshje me BE-në për shkak të asaj që blloku europian e sheh si kufizim të të drejtave demokratike në Hungari dhe ai është kritikuar përherë e më shumë për marrëdhëniet e ngushta me autokracitë si Rusia dhe Kina.
Dy vjet më parë, Parlamenti Europian deklaroi se Hungaria nën drejtimin e Viktor Orbanit ishte kthyer në “një regjim hibrid të autokracisë zgjedhore”, duke e nxjerrë nga komuniteti i demokracive
Pamjet: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Orban#TopChannelNews

show more

Share/Embed