Koncerti i kursit të këngës së lehtë në AAB, nën udhëheqjen e Manjola Nallbanit - (4 Qershor 2009)
RTV KLAN RTV KLAN
1.97M subscribers
40 views
0

 Published On Sep 26, 2024

Lajme arkiva 2009

Të kënduara prej tyre, tingëllojnë vërtet bukur, si këngët e muzikës së lehtë edhe perlat e këngës popullore të përpunuar shqiptare. Janë studentët e kursit të parë të kantos, në Akademinë e Arteve të Bukura që nën udhëheqjen artistike të pedagoges së tyre, këngëtares dhe mexosopranos Manjola Nallbani, po vënë në jetë pasionin për interpretimin e këngës së lehtë dhe asaj popullore qytetare. Ky është viti i parë i çeljes në Akademinë e Arteve, të kësaj dege të veçantë që i është besuar këngëtares Manjola Nallbani.

Manjola Nallbani: “Është një nga hapat më serioz që ka ndërmarrë Akademia e Arteve për të rregulluar pak ndoshta jo vetëm muzikën shqiptare, por sidomos mënyrën e të interpretuarit të këngës shqiptare si të lehtës dhe asaj popullores. Kam qenë me fat që jam e para që e konceptova programin dhe është njësoj si Misi i parë, Festivali i parë. Ky do të jetë grupi i parë i studentëve në historinë e Akademisë që po shkollohen përkrah asaj çka kanë më të rëndësishme që është e kënduara e muzikës operistike edhe për muzikën e lehtë popullore dhe do të thoja që vërtet ka talente të mrekullueshëm dhe unë që kam qenë nga të parat që i kam lëvruar të tre gjinitë e kam ndier se sa e rëndësishme është që të të përkrahi edhe shkolla në 4 vitet e saj për këtë lloj pasioni.”

Që në vitin e parë të hapjes, numërohen 54 studentë që ndjekin këtë kurs. Dhe ky koncert për mbylljen e vitit akademik duket mjaft premtues. “N’at zaman t’njasaj furie”, potpuri popullore Jug veri, potpuri tiranase, si dhe këngë të lehta të njohura ne mbare botën ishin pjesët e zgjedhura për këtë koncert, që meritoi duartrokitjet e publikut të pranishëm./tvklan.al

Gazetare: Irma Toptani


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

show more

Share/Embed