Mjeket: Cfarë e shkakton goditjen ne tru dhe shenjat kur duhet te shqetesohemi | ABC News Albania
ABC News Albania ABC News Albania
483K subscribers
14,081 views
71

 Published On Oct 29, 2020

Në “Abc-ja e mëngjesit”, neuroradiolog intervencionues, Eugen Enesi foli për goditjen në tru, (stroku).

"Stroku është një gjendje e trurit që vjen si pasojë ose  enjë mbyllje të një ene gjaku ose e një çarje të një ene gjaku, pra hemoragji e truit. Është një goditje që truri pëson si pasojë e dëmtimit të enëve të gjakut. Sëmundje kaq vdekjeprurëse, sot me avancimin e mjekësisë janë të shërueshme”, tha Enesi.

Gjatë bisedës në studio Neuroradiolog intervencionues Arben Rroji shpjegoi shenjat paralajmëruese se kur personat duhet të fillojnë të shqetësohen.

“Në momentin që mbyllet një enë gjaku, pushon së funksionuari ai territor i trurit që është përgjegjës, për disa funksione si lëvizshmëria e dorës , këmbës, shikueshmëria dhe e folura. Nëse pacienti arrin ta perceptojë një situatë të tillë, duhet të paraqitet menjëherë në emergjencë. Nëse një enë gjaku është e mbyllur, truri kalon në nekrozë në vdekje që është një periudhë 6 orë. Në kalojnë 6 orë e kemi të kotë ndërhyrjen pasi nuk ndihmon. Pacienti duhet që në momentin  e parë të evidentimit të shenjave duhet të paraqitet afër qendrës shëndetësore”, tha Rroji.

Gjatë bisedës në studio me gazetarin Enkel Demi, ai tha se qendra strokë në spitalin amerikan, Anestezist, reanimator Rdudin Domi tha se thuajse çdo ditë ka konsulte të përbashkëta me pacientët.

Po ashtu ai shtoi se burimet njerëzore janë të jashtëzakonshme dhe se puna e ekipit është shumë e rëndësishme.

Domi theksoi se teknologjia e fjalës së fundit është një avantazh.

“Të sëmurët që vijnë në repartet e terapisë intensive, përfshirë pacientët me strokë janë pacientë në mosha të avancuar si edhe me sëmundje shoqëruese”, tha Domi.

Menaxheri i shërbimit të urgjencës, Florian Vaso shtoi se është me shumë rëndësi sensibilizimi. Sfida është që pacientë të sillet sa më shpejt, pa u instaluar dëmtimet e përhershme në tru. Pra nëse ka një rast që paraqet shenjat e strokut duhet të komunikojë menjëherë më mjekun.

Po ashtu mjeku Domi shtoi se edhe në këtë situatë pandemie njerëzit nuk duhet t’i neglizhojnë shenjat. “Koha është shumë  e rëndësishme, pacienti duhet të paraqitet në kohën e duhur”, u shpreh ai.

/abcnews.al/
Per informacionet me te fundit klikoni:

Web: http://abcnews.al/

Facebook:   / abcnews.al  

Instagram:   / abcnewsal  

Subscribe kanalin tone ne: youtube:   / abcalbanian  

#abcnews #abcnewsalbania

show more

Share/Embed